Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Lufta me Covid-19/ Kompania ‘Moderna’: Rezultatet përfundimtare të vaksinës priten në nëntor

Lufta me Covid-19/ Kompania ‘Moderna’: Rezultatet përfundimtare të vaksinës priten në nëntor

15:14, 20/10/2020
A+ Aa A-

Shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të ilaçeve, “Moderna”, thotë se Uashingtoni mund ta miratojë vaksinën për përdorim urgjent në dhjetor, raporton gazeta “The Ëall Street Journal”.

Shefi ekzekutiv, Stéphane Bancel, tha se qeveria federale mund ta autorizojë përdorimin emergjent të vaksinës eksperimentale kundër sëmundjes Covid-19 në dhjetor, nëse kompania merr rezultate të ndërmjetme pozitive në nëntor nga një provë e madhe klinike, duke i marrë parasysh edhe njerëzit që janë paraqitur si vullnetarë për vaksinim qysh nga fillimi i diskutimit për një vaksinë të mundshme.

Bancel, duke folur gjatë konferencës vjetore “Tech Live” dhe në një intervistë për gazetën “The Ëall Street Journal”, të hënën tha se nëse rezultatet e mjaftueshme të përkohshme nga studimi marrin më shumë kohë, autorizimi qeveritar i vaksinës mund të mos ndodhë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Moderna është duke punuar jashtëzakonisht shumë për zbulimin e vaksinës anti-Covid19, e cila është në zhvillim e sipër, së bashku me një vaksinë të bashkë zhvilluar nga Pfizer Inc, PFE -0,40% dhe BioNTech SE. BNTX -0,18%. Provat e mëdha amerikane për dy vaksinat e tjera kryesore kundër Covid-19, nga Johnson & Johnson dhe AstraZeneca PLC, janë ndërprerë si pasojë e një hetimi ndaj disa sëmundjeve tjera të rrezikshme. Komentet e Z. Bancelit sugjerojnë që përdorimi i vaksinës nga Moderna nuk është shumë larg nga Pfizer, i cili tha javën e kaluar se pret që ta kërkojë autorizimin e ShBA-së për përdorimin emergjent të vaksinës së saj deri në fund të nëntorit.

Analiza e parë e ndërmjetme e efikasitetit të vaksinës do të bëhet kur 53 persona në të gjithë studimin marrin antitrupat kundër Covid-19. Nëse ka shumë njerëz të pa vaksinuar, kompania mund t’i gjykojë rezultatet e mjaftueshme për ta kërkuar autorizimin e qeverisë për përdorim më të gjerë të vaksinës në mbarë kontinentin amerikan pastaj duke e përhapur në gjithë botën, duke përfshirë shtetet me ekonomi të fuqishme botërore.

Kjo analizë e parë ka të ngjarë të ndodhë në nëntor, por “është e vështirë të parashikosh saktësisht cilën javë do të aplikohet, sepse kjo varet nga rastet, numri i njerëzve që sëmuren”, tha Z. Bancel.

Nëse vaksina nuk e jep efikasitetin e saj në këta 53 persona, atëherë kompania do ta shqyrtojë rastin që deri në janar apo shkurt të mos ketë vonesa, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

Në gusht, Moderna nënshkroi një kontratë me vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh me qeverinë për furnizim me 100 milionë doza të vaksinës së saj për përdorim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco