Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Do infektojë 19 njerëz me covid -19/ Ky shtet do t’i përdorë reagimet për qëllime shkencore

Do infektojë 19 njerëz me covid -19/ Ky shtet do t’i përdorë reagimet për qëllime shkencore

11:30, 20/10/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe pritet të bëhet vendi i parë në botë që i infekton qëllimisht me Covid-19 vullnetarët për ta zbuluar më shpejt vaksinën kundër koronavirusit, konfirmoi të martën qeveria e këtij vendi.

Deri 90 vullnetarë nën moshën 30-vjeçare do të marrin nga një dozë të një vaksine eksperimentale para se të infektohen me Covid-19 për ta parë reagimin e ilaçit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Shpresohet që përmes këtij testimi të lehtësohet puna për zhvillimin e një vaksine. Vaksina e parë pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë testimit, i cili pritet të fillojë në janar, vullnetarët do të qëndrojnë në klinikë të specializuar për sëmundje në spitalin Royal Free Hospital në Londër, ku simptomat e tyre do të vëzhgohen për së afërmi. Rezultatet do të publikohen në maj të vitit të ardhshëm.

Në testim do të marrin pjesë vullnetarë nga mosha 18 deri 30-vjeçare, që llogaritet si grupi më së paku i rrezikuar nga virusi SARS-CoV-2.

Testimi me infektim të qëllimshëm për herë të parë ishte përdorur në shekullin XVIII nga shkencëtari Edëard Jenner, i cili e kishte ekspozuar djalin e kopshtarit të tij ndaj një virusi për të zbuluar nëse vaksina e tij eksperimentale ishte efektive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco