Po bënte testin e COVID-19, gruas i mbet tamponi në mushkëri

Po bënte testin e COVID-19, gruas i mbet tamponi në mushkëri

12:28, 16/10/2020
A+ Aa A-

Një grua e cila ishte duke u testuar për COVID-19 në spital përfundoi me tampon në njërën nga mushkëritë.

Pacienta në të 50-at e saj kishte një trakeostomi, proçedurë ku bëhet një hapje në qafë.

Një infermiere u përpoq që ti bënte tamponin gruas për COVID-19 përmes tubit të saj të qafës por tamponi u këput në mushkërinë e saj të djathë.

Pacientja po trajtohej nga Universiteti i Spitaleve të Leicester NHS Trust pas një operacioni neurokirurgjikal, tha një raport i British Medical Journal (BMJ).

Stafi mjekësor vendosi të fuste tamponin përmes tubit të trakeostomisë, gjatë së cilës "infermierja ndjeu këputjen e stiletit të shtupës".

Ndërsa mjekët e hoqën atë duke përdorur një bronkoskopi fleksibël.

Raporti tha: "Ekziston një nevojë për udhëzime të qarta se si të testohen pacientët me rrugët e frymëmarrjes para qafës".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco