COVID-19/ Vetëm 0.05 për qind e personave të shëndoshë nën moshën 70-vjeçare vdesin pas infektimit

COVID-19/ Vetëm 0.05 për qind e personave të shëndoshë nën moshën 70-vjeçare vdesin pas infektimit

11:45, 16/10/2020
A+ Aa A-

Sëmundja Covid-19 mund ta vrasë vetëm një në 2.000 persona të shëndoshë nën moshën 70-vjeçare, sipas një hulumtimi të ri.

Në një studim të antitrupave, Dr. John Ionnidis nga Universiteti i Stanfordit pretendon se shkalla e vdekshmërisë nga virusi i ri mund të jetë rreth 0.05 për qind, shkruan Daily Mail.

Vlerësimi i tij, i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është pesë herë më i vogël se pretendimi i mëhershëm se shkalla e vdekshmërisë është 0.25 për qind.

Sa për krahasim, shkalla e vdekshmërisë nga gripi sezonal është 0.10 për qind te personat e prekur.

Megjithatë, publikimi i tij i fundit është kritikuar nga shkencëtarët tjerë, të cilët thonë se ai ka përdorur në mënyrë të pasaktë shifra nga studimet e tyre dhe u është referuar popullatave të papërshtatshme për përcaktimin e shkallës së vdekshmërisë.

Ekspertët ende nuk janë pajtuar plotësisht për atë se sa vdekjeprurës është virusi i ri. OBSh-ja thotë se 0.6 për qind e personave të infektuar në përgjithësi vdesin nga Covid-19, por shkencëtarët thonë se sëmundja është më e rrezikshme për të moshuarit dhe paraqet kërcënim më të madh për ata që janë më të vjetër se 70 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco