‘Sëmundja e pashpjegueshme’/ Pezullohet vaksina e Johnson&Johnson

‘Sëmundja e pashpjegueshme’/ Pezullohet vaksina e Johnson&Johnson

09:04, 13/10/2020
A+ Aa A-

Kompania Johnson&Johnson ka pezulluar testimet për vaksinën e koronavirusit për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme, shkruan The Guardian.

Gjiganti farmaceutik tha se testimi me mbi 60 mijë pacientë do të pezullohet përkohësisht. Ende nuk dihet nëse pacienti kishte marrë vaksinën eksperimentale apo ishte nën efektin placebo.

Në shtator, testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca u pezulluan për herë të dytë për shkak të efekteve anësore te një pacient. Testimet rinisën pas një jave.

Vaksina e kompanisë Johnson&Johnson është një nga katër vaksinat që ka hyrë në fazën më të avancuar, e njohur si faza 3, ku bëhen testime masive te pacientët.

Rezultatet e kësaj vaksine mund të dalin në fillim të vitit që vjen.

Presioni për të prodhuar një vaksinë është i madh dhe gara është e ethshme. Politikanët duan që vaksina të prodhohet sa më parë, ndërkohë që autoritetet mbikëqyrëse thonë se nuk do lejojnë që shpejtësia të krijojë probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco