'Lëreni koronavirusin të përhapet'/ Peticion nga 12 mijë shkencëtarë

'Lëreni koronavirusin të përhapet'/ Peticion nga 12 mijë shkencëtarë

12:52, 09/10/2020
A+ Aa A-

Rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrëngues dhe i kërkon qeverisë të tëhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.

Deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes.

Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.

Por zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.

Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.

Koncepti i imunitetit të tufës u përmend në fillim të marsit përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco