90% nuk shfaqin simptomat kryesore/ Ja pse duhet testimi masiv

90% nuk shfaqin simptomat kryesore/ Ja pse duhet testimi masiv

11:16, 08/10/2020
A+ Aa A-

Thuajse 90 përqind e pacientëve me koronavirus nuk shfaqin asnjë nga tre simptomat kryesore të sëmundjes.

Kështu shkruan Daily Mail, duke iu referuar një studimi të shkencëtarëve me mbi 36 mijë vullnetarë.

Atyre iu bë tamponi për dy muaj dhe u zbulua se vetëm 10 përqind kishin temperaturë, kollë dhe humbje të shijes apo aromës- që janë tre simptomat kryesore të sëmundjes.

Disa prej tyre megjithatë thanë se kishin lodhje dhe probleme me frymëmarrjen.

Shkencëtarët thonë se ky është një tregues se përse duhet testimi masiv, që do të përcaktojë se sa i përhapur është koronavirusi në popullsi.

Para pak ditësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 10 përqind e popullsisë e kanë kaluar koronavirusin.

Kjo është një shifër shumë më e lartë se ajo e dalë prej personave të testuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco