‘Jo më pak se 6 metra distancë nga një i infektuar’/ Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve

‘Jo më pak se 6 metra distancë nga një i infektuar’/ Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve

20:19, 06/10/2020
A+ Aa A-

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se “koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit te njerëzit që janë më pak se 6 metra larg, nga një person i infektuar”.

Në përditësimin e fundit në faqen e saj zyrtare, CDC (Centers for Disease Control and Prevention – Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) tha se koronavirusi mund të përhapet përmes grimcave të vogla, që mund të qëndrojnë në ajër dhe të infektojnë njerëzit në distanca që më parë konsideroheshin të sigurta.

Shumë udhëzime për distancën shoqërore të miratuara nga vendet e punës, restorantet dhe dyqanet i këshillojnë njerëzit të qëndrojnë së paku 1.8 metra larg, për të shmangur transmetimin e patogjenit që shkakton Covid-19.

Muajin e kaluar, CDC postoi dhe më pas hoqi një udhëzim mbi transmetimin përmes ajrit, duke e përshkruar më vonë atë si një draft të postuar gabimisht, por pranoi që virusi mund të përhapet në mënyra të tjera, duke përfshirë sidomos, sipërfaqet e ndotura.

Së fundmi, CDC përfshin një seksion që pranon se grimcat e virusit gjithashtu, ndonjëherë përhapen përmes ajrit, veçanërisht në hapësira të mbyllura me ventilim të dobët. Shkencëtarët besojnë se në këto raste, grimcat e virusit në ajër “përqendrohen mjaftueshëm për të përhapur virusin tek njerëzit e tjerë”, ndonjëherë direkt pasi personi i infektuar largohet.

“Transmetimet ndonjëherë ndodhnin kur personi i infektuar po merr frymë rëndë, po këndon, po ushtrohet etj”, tha agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco