Alarmi i depresionit të vjeshtës: Simptomat dhe mjetet shëruese

Alarmi i depresionit të vjeshtës: Simptomat dhe mjetet shëruese

14:48, 05/10/2020
A+ Aa A-

SAD (Çrregullimi Afektiv Sezonal), depresioni sezonal është një çrregullim që nuk duhet të nënvlerësohet.

Jeni i stresuar nga kthimi në punë dhe rutina e zakonshme? 

Gjithçka është normale dhe së shpejti do të ktheheni në formë .

Ditët po bëhen më të shkurtra, shiu më i shpeshtë dhe qielli gjithnjë e më shumë gri. 

Dhe çfarë pasojash ka e gjithë kjo në psikikën tonë ?
Klima e errët dhe armiqësore na bën të ndjehemi të pambrojtur dhe na detyron të kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura, gjë që na bën gjithnjë e më dembelë.

Por cilat janë saktësisht simptomat e depresionit sezonal, tipike për këtë periudhë të veçantë të vitit?!

1. Mungesa e stimulimit
2. Qëndrimi në shtëpi , larg shoqërisë
3. Humbja e energjisë
4. Trishtim, nostalgji, keqardhje dhe pendim
5. Humor i keq dhe nervozizëm
6. Dëshira e zvogëluar për iniciativa
7. Ulje e interesit
8. Përqendrim i dobët dhe tendencë për të shtyrë planet
9. Gjumi i trazuar

Por cilat janë mjetet shëruese për depresionin e vjeshtës?!

Le të fillojmë duke ju dhënë disa sugjerime se si ta përballoni më mirë vjeshtën :

Çohuni herët

Vjeshta stimulon prodhimin e melatoninës, por sigurisht që nuk mund ta kaloni gjithë ditën duke fjetur! 

Për t'u zgjuar në kohën e duhur, me kohë për të bërë një mëngjes energjik , përpiquni të shkoni në shtrat në një kohë të rregullt dhe të flini mirë (shiu i vjeshtës do të ndihmojë) .

Bëni yoga 

Çdo sport është i mirëpritur, por yoga më shumë se të tjerët, sepse kombinon stërvitjen fizike me meditimin.

Hani shëndetshëm 

Një dozë e mirë energjie ka një efekt pozitiv në humorin tuaj. 

Si ta gjeni? Duke marrë më shumë vitamina dhe më pak karbohidrate. 

Mos harroni të bëni seks 

E dimë, ju jeni i zënë këtë muaj por ... mos harroni seksin! 

Përndryshe rrezikoni të arrini në punë të irrituar çdo ditë dhe të nxitni grindjet e panevojshme. 

Burimi: alfemminile

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco