Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Vaksinat e para anti-Covid në Europë, në fillim të 2021’/ Rregullatori Gjerman jep parashikimin

‘Vaksinat e para anti-Covid në Europë, në fillim të 2021’/ Rregullatori Gjerman jep parashikimin

22:44, 02/10/2020
A+ Aa A-

Në fillim të vitit 2021 pritet të aprovohen vaksinat e para në Europë kundër Covid-19 sipas parashikimit të rregullatorit gjerman.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se do të duhet kohë përpara se vaksinimi të fillojë në masë.

“Është shumë e dobishme që të zhvillohen disa lloje të ndryshme vaksinash kundër Covid-19, pasi në eksperiencën tonë, vaksinat kanë karakteristika të ndryshme dhe mund të kenë efikasitet tëndryshëm për grupe të caktuara moshe, ose njerëz me kushte ekzistuese. Ne po llogarisim një numër vaksinash, të cilat mund të përfundojnë duke u aprovuar për përdorim.”, shprehet Klaus Cichutek, President i Institutit për Vaksinat.

Ndërkohë, Komisioni Europian bëri të ditur se është në bisedime me kompani të ndryshme për të siguruar doza të shumta të vaksinave potenciale.

Presidentja, Ursula von der Leyen, tha se situata është tepër shqetësuese në kontinentin e vjetër dhe shtoi se janë arritur 4 marrëveshje me kompani që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19.

E derisa një vaksinë efektive të jetë shpërndarë për përdorim të gjerë, shtetet po luftojnë pandeminë me metoda që janë konfirmuar si të efektshme.

Qyteti i Madridit në Spanjë po shton kufizimet dhe zonat me izolim total, teksa rastet ditore vijojnë të rriten. Bizneset do të mbyllen pas orës 22:00, përveç atyre që konsiderohen të domosdoshme si përshembull farmacitë. Gjithashtu edhe qarkullimi do të jetë i kufizuar.

Ndërkohë, edhe Italia ka shtuar kufizimet. Përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në ambjente të hapura në rajonin e Lacios. Ata që e shkelin këtë masë, do të gjobiten deri në 400 euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco