Mjeku krahason Covid-19 me gripin dhe valën e të nxehtit: Nuk ka më shumë vdekje

Mjeku krahason Covid-19 me gripin dhe valën e të nxehtit: Nuk ka më shumë vdekje

09:56, 01/10/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi na ka mbajtur pezull për muaj të tërë. Por një mjek i njohur gjerman thotë se kur krahason shifrat, e kupton që nuk ka rritje të vdekshmërisë.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Frankfurt, profesor Rene Gottschalk bën një krahasim me të dhënat e shtetit të Hesenit për gripin dhe valën e të nxehtit.

“Të dhënat për vdekshmërinë gjatë gjysmës së parë të këtij viti nuk tregojnë ndonjë anormalitet në shifra- në krahasim me numrin e lartë të vdekjeve gjatë valës së gripit në vitin 2017 dhe valës së të nxehtit në vitin 2018,” tha ai.

Sa për krahasim, vala e të nxehtit në vitin 2018 shkaktoi 740 viktima në shtetin e Hesenit, në krahasim me 537 vdekje që ka shkaktuar korona deri tani.

Kurse pandemia e gripit në vitin 2017 shkaktoi rreth 25 mijë vdekje. Ndërsa nga koronavirusi në Gjermani janë regjistruar të paktën 9500 viktima deri tani.

Për ekspertët gjermanë, edhe hapja e shkollave nuk përbën rrezik në shtimin e infeksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco