Temperatura, ethet apo kolla bien poshtë/ Ja 2 simptomat e hershme të Covid-19

Temperatura, ethet apo kolla bien poshtë/ Ja 2 simptomat e hershme të Covid-19

19:31, 28/09/2020
A+ Aa A-

Pasi pandemia e koronavirusit pushtoi botën, të shumta kanë qenë kërkimet se cilat janë shenjat e para të virusit, në mënyrë që të parandalonim rëndimin  e gjendjes shëndetësore, nëse ishim infektuar.

Ndërsa gjithë këto muaj është folur për ethe, temperaturë, kollë e thatë, probleme në frymëmarrje dhe shumë të tjera, duhet thënë se COVID-19 nuk njeh këto si simptoma të para.

Mediat e huaja raportojnë se simptomat e para të COVID-19 janë dhimbje kokë, qoftë e lehtë apo më e fortë si dhe lodhje fizike.

Nga vëzhgimet e rasteve të infeksionit në botë është vënë re se dhimbja e kokës ishte simptomë e parë tek 82%  e të infektuarve, ndërsa lodhja tek 72%, bëhet fjalë për të gjitha grup moshat.

Vetëm 9% e të rriturve pozitivë COVID të moshës 18 – 65 vjeç nuk kanë përjetuar dhimbje koke ose lodhje.

Por në aplikacionin COVID Symptom Study vetëm 1% e njerëzve që raportuan lodhje dhe/ ose dhimbje koke u testuan pozitiv. Pra, dhimbja e kokës dhe lodhja zakonisht gjenden tek njerëzit që kanë COVID (krahas simptomave të tjera).

40% e të gjitha grupmoshave raportuan se kishin ethe në shtatë ditët e para, dhe/ ose humbje të nuhatjes dhe/ ose kollitje të vazhdueshme janë ende simptomat kryesore, të cilat duhet t’i keni parasysh./ Panorama/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco