Studimi zbulon pse fëmijët kanë përgjigje më të mirë imune kundër Covid-19

Studimi zbulon pse fëmijët kanë përgjigje më të mirë imune kundër Covid-19

15:04, 23/09/2020
A+ Aa A-

Fëmijët në përgjithësi kanë pasur më pak raste të rënda të infektimeve me coronavirus krahasuar me të rriturit dhe një studim i ri tregon arsyen: Ata kanë përgjigje imuniteti më të mirë kundër virusit.

Studimi, i botuar në revistën Science Translational Medicine, analizoi përgjigjet imunitare në 65 fëmijë e 60 të rritur me COVID-19 në një sistem spitalesh në New York duke vëzhguar kampionët e gjakut dhe të qelizave. Kërkuesit zbuluan se fëmijët kishin qëndrim më të shkurtët të virusit në ta, më pak nevojë për ventilim mekanik dhe shkallë vdekshmërie më të ulët se të rriturit.

Një studim i mëparshëm zbuloi se një përgjigje imune e rrezikshme karshi COVID-19 ka qenë e lidhur me sindroma akute distresi në frymëmarrje (ARDS), të cilat mund të kenë pasoja të ashpra te të rriturit, përfshirë nevojë më të madhe për ventilim mekanik dhe rrezik më të lartë vdekjeje. Te fëmijët është më pak e zakonshme për pasur këto pasoja të ashpra, çka bëri që disa ekspertë të teorizonin se përgjigjja e tyre imune kundër virusit është e ndrydhur.

Por studimi zbuloi se fëmijët në të vërtetë prodhojnë nivele më të larta të dy molekulave imunitare, të quajtura cytokines, specifikisht: interleukin 17A (IL-17A), e cila ndihmon në aktivizimin e hershëm të përgjigjes imunitare kundër infektimit; dhe interferon gamma (IFN-γ ), e cila përpiqet të ndalojë virusin të riprodhohet.

Studiuesit zbuluan se sa më i ri të jetë pacienti, aq më të lartë janë nivelet e IL-17A dhe IFN-γ. ‘Kjo do të thotë se IL-17A dhe IFN-γ apo qelizat që i prodhojnë ato kontribuojnë në mbrojtjen imunitare, veçanërisht kundër sëmundjeve të mushkërive’, thotë bashkautorja e studimit, Dr. Betsy C. Herold, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Pediatrike në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein.

‘Për të qenë të qartë: Fëmijët infektohen dhe mund të sëmuren rëndë, por në përgjithësi i përgjigjen më mirë virusit’.

Sipas një analize të të dhënave të fëmijëve të shtruar në spital për shkak të Covid-19, rreth 8 në 100 mijë fëmijë janë shtruar në spital të infektuar me coronavirus, krahasuar me 164.5 në 100 mijë të rritur.

‘Gjithmonë ka qenë misteri se pse fëmijët kanë raste më të buta të Covid-19 dhe shtrohen më pak në spital’, thotë Dr. Amesh A. Adalja, studiues në Qendrën për Siguri Shëndetësore Johns Hopkins, i cili nuk ishte në grupin e autorëve të studimit. ‘Përgjigjja imunitare te fëmijët duket se është e ndryshme’.

Ndërsa autorët e studimit nuk thellohen se pse përgjigjet imunitare janë të ndryshme te fëmijët, Adalja thotë se kjo ka gjasa të jetë evolucionare. ‘Sistemet imune zhvillohen me kalimin e kohës dhe sistemet imune të fëmijë përballen me kërcënime të ndryshme nga ato të të rriturve’, thotë ai. ‘Ato evoluojnë në këtë mënyrë’.

Pavarësisht skepticizmit nga disa, ekspertët thonë se ky studim mund të ndihmojë në gjendjen e një kure për Covid-19. ‘Kjo është e rëndësishme, sepse disa nga kurat që po mendojmë për COVID-19 janë modulatorë imunë’, thotë Adalja says. Modulatorët imunë janë llojet e imunoterapisë që fuqizojnë përgjigjen imunitare të trupit. ‘Do të jetë interesante të shohim nëse mund të përdorim mënyrën se si fëmijët i përgjigjen virusit për të krijuar kura më të mira’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco