Nëse je me grip dhe infektohesh me Covid 19, rreziku për të humbur jetën shtohet ndjeshëm

Nëse je me grip dhe infektohesh me Covid 19, rreziku për të humbur jetën shtohet ndjeshëm

12:51, 22/09/2020
A+ Aa A-

Në qoftë se ne prekemi njëkohësisht nga gripi por edhe nga Covid 19 shancet për të humbur jetën shtohen ndjeshëm, thonë ekspertët e shëndetit duke bërë thirrje që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur kundër gripit.

Studimet janë bërë në gati 60 persona gjatë fazës së parë të pandemisë.

“Sipas studimit 43% e atyre që kishin edhe Covid edhe grip kanë humbur jetën krahasuar me vetëm 29% e viktimave që u regjistruan vetëm nga Covid 19.”-tha  tha zëvendës shefi mjekësor i Anglisë, Prof Jonathan Van-Tam

Gripi dhe viruse të tjera të frymëmarrjes do të qarkullojnë këtë dimër, tha Prof Yvonne Doyle, drejtor mjekësor i Shëndetit Publik Angli, dhe gripi vret midis 4,000 dhe 22,000 njerëz çdo vit - vitin e kaluar numri i të vdekurve ishte 8,000.

“Gjëja e fundit që vërtet dëshironi të keni është gripi. Dhe nëse mendoni se keni ose grip ose Covid qëndroni në shtëpi dhe vetë-izoloni që të mbroni veten - - por edhe për të mbrojtur të tjerët ", tha Doyle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco