Data 21 Shtator është Dita Botërore e Alzaimerit

Data 21 Shtator është Dita Botërore e Alzaimerit

09:23, 21/09/2020
A+ Aa A-

Data 21 Shtator është Dita Botërore e Alzaimerit, duke u konsideruar si një ditë në të cilën të gjithë, politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve, familjarët që kanë individë të prekur dhe i gjithë opinioni publik, përqendrojnë vëmendjen në rritjen e sensibilizimit lidhur me Alzaimerin. Kjo ditë synon të përqendrojë vëmendjen në aktivitetet e nevojshme mbështetëse për individët e prekur, familjarët e tyre, por edhe të parandalojë e të sensibilizojë komunitetin në përgjithësi.

Sëmundja Alzaimer është forma më e zakonshme e demencës, e gjendur në mbi 70 % të individëve me demencë.

Slogani i kësaj dite për vitin 2020 është 'Le të flasim për demencën'.

Slogani i këtij viti synon që njerëzit të kuptojnë e inkurajojnë hapjen dhe diskutimin mbi demencën. Si faktorë të rrezikut për demencë përfshihen edukimi i hershëm, hipertensioni, dëmtimi dëgjimit, mbipesha, pirja e duhanit, depresioni, pasiviteti fizik, diabeti dhe izolimi shoqëror. Individualizimi i kujdesit për pacientët me demencë, duke siguruar mbështetje për anëtarët e familjes dhe planifikimin për të ardhmen, përfshirë kujdesin në fund të jetës, janë aspekte të rëndësishme që duhet të merren parasysh.

Është parë që diagnostikimi i hershëm dhe kujdesi në kohë i një sëmundje të tillë mund të përmirësojë dukshëm gjendjen e njëpacienti. Kujdesi më i mirë i mundshëm mund të arrihet vetëm përmes diskutimit, destigmatizimit, diagnostikimit të hershëm dhe vendosjes së nevojave të pacientit dhe familjes së tij në radhë të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco