Vaksina e Oxfordit, një pacient tjetër shfaqi probleme anësore

Vaksina e Oxfordit, një pacient tjetër shfaqi probleme anësore

09:07, 21/09/2020

AstraZeneca, kompania britanike multinacionale farmaceutike dhe biofarmaceutike, ka treguar informacione të tjera rreth testeve klinike për vaksinën kandidate anti koronavirus, të shtunën.

Në këtë raport, përmendet një pacient i dytë, sërish një femër, që pas marrjes së dozës ka zhvilluar një sëmundje serioze neurologjike

Megjithatë, kompania nuk ka dhënë detaje rreth kësaj sëmundjeje, e cila ka shtuar shqetësimet mes ekspertëve, sipas një artikulli të shkruar në New York Times.

Të dyja gratë që pësuan efektet anësore morën një dozë të vaksinës eksperimentale në Britani, dhe ishte sëmundja e tyre që detyroi AstraZeneca-n që të ndalonte testimet për herë të dytë.

Tashmë testet klinike kanë nisur sërish në Britani, Brazil, Indi, Afrika Jugore, por mbeten të pezulluara në SHBA.

Deri më tani, 18,000 persona kanë pranuar që t’u injektohet kjo vaksinë eksperimentale që po përgatitet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Sipas New York Times, raporti AstraZeneca, 111 faqe, thotë se qëllimi i tre është një vaksinë me 50% efektivitet, një kufi i vendosur nga FDA e SHBA-ve në udhëzimet e lëshuara, shkruan ABC News.

Për të përcaktuar me saktësi statistikore nëse kompania e arrin këtë qëllim, 150 pacientë të konfirmuar me koronavirus duhet të marrin pjesë në teste.

Sëmundja e shkaktuar si efekt anësor, është e rrallë, por serioze dhe ekspertët thonë se edhe ndodhja e një incidenti të tillë në mijëra pjesëmarrës, në një test klinik mund të jetë alarmante.

Përsëritja e incidenteve të tilla, thonë ekspertët, mund të çojnë në pezullimin e plotë të projektit AstraZeneca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco