Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘Vitamina D mund të ulë efektet e koronavirusit’/ Zbulimi i jashtëzakonshëm ul riskun me 54%

‘Vitamina D mund të ulë efektet e koronavirusit’/ Zbulimi i jashtëzakonshëm ul riskun me 54%

22:48, 19/09/2020
A+ Aa A-

Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me koronavirusi, pasi mund të ketë një valë të dytë.

Për të ulur rrezikun që paraqet Covid, “ilaçi” është zbuluar nga një doktor dhe profesor i njohur amerikan.

Sipas një mjeku në Universitetin e Bostonit, një sasi e mjaftueshme e vitaminës D mund të ulë rrezikun e infektimit nga koronavirusi me 54%.

 Njerëzit kanë qenë në kërkim të ilaçit magjik ose duke pritur vaksinën dhe duke mos kërkuar diçka kaq të thjeshtë”, tha Dr. Michael Holick, profesor i mjekësisë, fiziologjisë dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit, raportojnë mediat e huaja.

Holick dhe kolegët e tij studiuan mostrat e gjakut nga Quest Diagnostics të më shumë se 190 000 amerikanëve nga të 50 shtetet dhe zbuluan se ata që kishin nivele të mangëta të vitaminës D, kishin 54% pozitivitet më të lartë të COVID-19, krahasuar me ata me nivele të përshtatshme të vitaminës D në gjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco