Rekomandimet e ekspertit amerikan, Fauci tregon çfarë vitaminash përdor për të forcuar imunitetin

Rekomandimet e ekspertit amerikan, Fauci tregon çfarë vitaminash përdor për të forcuar imunitetin

08:26, 18/09/2020

Eksperti kryesor në Amerikë për koronavirusin dhe doktori i njohur Anthony Fauci thotë se të ashtuquajturat suplemente të rritjes së imunitetit në të vërtetë nuk bëjnë asgjë.

Por janë dy vitamin që ai i përdor vetë dhe i rekomandon të gjithë ti përdorin që të mbajnë të shëndetshëm dhe të fortë sistemin imunitar.

Në një intervistë për CNBC, doktor Fauci, 79 vjeç tregon:

‘Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka ndikim në ndjeshmërinë tuaj ndaj infeksionit. Kështu që, rekomandoj dhe unë përdor edhe vetë suplemente të vitaminës D’.

Përveç vitaminës D, Fauci sugjeron vitaminën C për të cilën thotë se është një anti-oksidant i mirë. ‘Nëse njerëzit marrin një gram ose dy më së shumti të vitaminës C në ditë, do të ishte mirë’.

Kohët e fundit studiuesit kanë gjetur lidhjen mes mungesës së vitaminës D në trup dhe gjasave për infektimin nga koronavirusi.

‘Vitamina D është e rëndësishme për funksionin e sistemit imunitar dhe shtesat e vitaminës D ulin rrezikun e infeksioneve virale të traktit respirator’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco