Coronavirusi/ Rusia e quan të pabazë shqetësimin ndërkombëtar për vaksinat

Coronavirusi/ Rusia e quan të pabazë shqetësimin ndërkombëtar për vaksinat

16:39, 12/08/2020

Rusia e ka hedhur poshtë shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me sigurinë e vaksinës së saj kundër COVID-19 të zhvilluar lokalisht, si "absolutisht të pabazë".

Të martën, ajo tha se një vaksine iu dha aprovimi rregullator pas më pak se dy muaj testime tek njerëzit, raporton BBC.

Por ekspertët ishin të shpejtë për të ngritur shqetësime për shpejtësinë e punës së Rusisë, si dhe një listë në rritje e vendeve kanë shprehur skepticizëm.

Shkencëtarët në Gjermani, Francë, Spanjë dhe SHBA kanë bërë thirrje të gjithë për kujdes.

"Duket se kolegët tanë të huaj po ndiejnë përparësitë specifike konkurruese të vaksinës ruse dhe po përpiqen të shprehin mendime që ... janë absolutisht të pabazuara," i tha Ministri i Shëndetësisë rus Mikhail Murashko për agjencinë e lajmeve Interfax të mërkurën.

Ai shtoi se vaksina do të ishte në dispozicion së shpejti.

"Paketat e para të vaksinës mjekësore ... do të merren brenda dy javëve të ardhshme, kryesisht për mjekët," tha z. Murashko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco