Covid-19/ OBSH publikon të dhëna të reja, ja cilat janë moshat që preken më shumë tani

Covid-19/ OBSH publikon të dhëna të reja, ja cilat janë moshat që preken më shumë tani

11:29, 07/08/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar të dhëna të reja mbi pandeminë Covid-19 në të cilën paralajmëron se numri i rasteve është shumëzuar me shtatë midis fëmijëve dhe foshnjeve dhe gjashtë midis të rinjve që nga 24 shkurti i kaluar.

"Kjo prirje mund të shpjegohet, ndër të tjera, nga faktorët e mëposhtëm: diagnostikimi  i hershme dhe testimi fillimisht u përqëndruan në identifikimin e rasteve me simptoma të rënda, të cilat shihen më shpesh tek të moshuarit; zbulimi i rasteve më të buta; testime më të gjera; lëvizjet në vendet ku ka numër të lartë të të infektuar në moshë të re; ose për shkak të mos zbatimit të rregullave të vendosuara gjatë pushimeve’ deklaroi OBSH .

Aktualisht, 64% e infeksioneve prekin moshat 25-64 vjeç, 19.4% njerëz që janë midis 65 dhe 84 vjeç, vetëm 3.4% ata që janë mbi 84 vjeç, 1.2% fëmijë deri në në 4 vjeç, 2.5% nga 5 deri në 14 vjeç dhe 9.6% midis 15 dhe 24 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco