Testi i Covidit do të realizohet për 90 minuta,  ja kush e ka bërë zbulimin e madh

Testi i Covidit do të realizohet për 90 minuta, ja kush e ka bërë zbulimin e madh

11:17, 03/08/2020
A+ Aa A-

Testet e tamponit dhe ADN-së do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera sezonale.
Sekretari i shëndetësisë britanik tha se kjo do të ishte “jashtëzakonisht e dobishme” gjatë dimrit.

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit kthehen brenda 24 orësh, madje sëshpejti pritet të kryhen edhe për 90 minuta.

Pothuajse gjysmë milioni e testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPORE, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në ambientet e kujdesit shëndetësor, me miliona të tjerë që do të prodhohen më vonë gjatë këtij viti.

Për më tepër, mijëra makina të testimit të ADN-së, të cilat janë përdorur tashmë në tetë spitale në Londër dhe që mund të analizojnë shtupat e hundës, do të zhvendosen në spitalet e NHS nga shtatori.
Rreth 5,000 makina do të ofrojnë 5.8 milion teste në muajt e ardhshëm, tha Departamenti për Shëndetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco