‘Metoda 100-vjeçare, ul me 57 % vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19’/ Publikohet studimi amerikan

‘Metoda 100-vjeçare, ul me 57 % vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19’/ Publikohet studimi amerikan

20:51, 31/07/2020
A+ Aa A-

Si metodë e aplikuar te pacientët, plazma e marrë nga gjaku i personave që e kanë kaluar Covid-19 e që është përdorur më pas te pacientët e infektuar me koronavirus, ka ulur vdekshmërinë me 57%.

Në këtë konkluzion ka dalë një studim i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan.

“Rezultatet e studimit tregojnë efikasitetin e plasmës të të shëruarve si agjent terapeutik”, thuhet në studim. Metoda e përdorur nga shkencëtarët është thuajse 100-vjeçare. Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.

Në studim u përfshinë më shumë se 800 pacientë me koronavirus nga e gjithë bota, të cilët ishin pjesë e kategorisë që iu rrezikohej jeta.

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%. “Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, thanë shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco