Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Cili është ai grup njerëzish që kanë imunitet, edhe pa u infektuar nga COVID-19?!

Cili është ai grup njerëzish që kanë imunitet, edhe pa u infektuar nga COVID-19?!

13:30, 31/07/2020
A+ Aa A-

Sistemet imunitare të disa njerëzve, që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit, mund të kenë një familjaritet me patogjenin dhe mund të ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse ai person infektohet me Covid-19, sipas një studim i ri, raporton CNN.

Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se midis një kampioni prej 68 të rriturish të shëndetshëm në Gjermani që nuk ishin infektuar me koronavirusi, 35% kishin qeliza T në gjakun e tyre.

Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T tregon që sistemi imunitar mund të ketë luftuar me një infeksion  të ngjashëm dhe organizmi  mund  të ndihmojë në luftimin e një infeksioni të ri, shkruan abcnews.al

Pra, si  sistemi i tyre imunitar mund të ketë qeliza T reaktive nëse nuk kanë qënë kurrë të prekur nga Covid-19? Këto qeliza  “ndoshta u krijuan në infeksione të mëparshme me koronaviruse endemike”, sipas studiuesve  nga institucione të ndryshme në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Përdorimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër i ngjashëm, për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet i kryqëzuar”.

Studimi përfshin analizimin e mostrave të gjakut nga 18 pacientë Covid-19, të moshës 21 deri 81 vjeç, dhe dhurues të shëndetshëm, të moshave 20 deri 64 vjeç, në Gjermani. Studimi zbuloi se qelizat T reaktive ndaj koronavirusit u zbuluan në 83% të pacientëve që ishin të infektuar me Covid-19, shkruan abcnews.al

Studiuesit gjithashtu gjetën  qeliza T me “reaktivitet të kryqëzuar” te donatorët e shëndetshëm. Ata deklaruan  se ndikimi që këto qeliza mund të kenë në rezultatin e një sëmundjeje Covid-19 mbetet ende e panjohur. Studimi  kërkon më shumë hulumtime, tha Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën Universitare për Sigurinë Shëndetësore të Johns Hopkins, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri.

Deri më tani gjatë pandemisë  vëmendja më e madhe është përqendruar në antitrupat Covid-19 dhe rolin që ata luajnë në ndërtimin e imunitetit kundër sëmundjes.

Por eksperti i sëmundjes infektive Dr William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri, tha që qelizat T nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco