Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Mjeku vrapon 22 milje për të treguar nëse maska ul nivelin e oksigjenit

Mjeku vrapon 22 milje për të treguar nëse maska ul nivelin e oksigjenit

13:08, 31/07/2020
A+ Aa A-

Tom Lawton, një mjek në Yorkshire me një maskë të vendosur në fytyrë ka vrapuar 22 milje për të provuar se niveli i oksigjenit nuk ulet, siç kanë spekuluar disa ekspertë.

Për të dekurajuar mitin se veshja e një maske zvogëlon nivelin e oksigjenit, ai vendosi të vraponte kështu inkurajoi njerëzit që të vendosin maska kur largohen nga shtëpia pasi niveli i oksigjenit nuk ulet dhe janë të sigurt.

Në një postim në Twitter, Lawton shprehet se gjatë pandemisë ai ka qenë në krye të detyrës në spital dhe ka parë më të keqen nga ajo çfarë mund të bëjë koronavirusi.

Unë jam në favor të çdo gjëje që mund të na mbajë të sigurt. Prandaj, unë kam qenë i mërzitur për dezinformatat që shkojnë rreth nivelit të oksigjenit dhe maskave, si dhe mesazheve të shumta se kur duhet t’i përdorëm ato”-shprehet ai.

Duke qenë se është një tip sportiv dhe në këtë periudhë pandemie nuk ka mundur dot të ndjekë palestrën, Laëton shprehet se me një gur do te vrasë dy zogj. Ai çdo mëngjes do të shkojë në punë duke vrapuar me maskë në fytyrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco