Studimi / Shkencëtarët Rusë: Uji vret 99.9% të koronavirusit për 72 orë, ndërsa alkoli...

Studimi / Shkencëtarët Rusë: Uji vret 99.9% të koronavirusit për 72 orë, ndërsa alkoli...

10:16, 31/07/2020
A+ Aa A-

Në një kohë aspak të sigurt dhe frika e një infektimi nga një virus i panjohur ka mbërthyer botën prej gati një-gjysmë viti. Virusi i shpërthyer në Kinë dhjetorin e kaluar i pagëzuar me emrin Covid 19 ka infektuar 17 milion njerëz dhe ka vrarë mbi 640 mijë persona.

Studimet e shumta po kryhen për të gjendur një vaksinë efektive kundër infektimit me koronavirus. Por aq e rëndësishme është edhe se cilat janë mjediset ku virusi nuk jeton dhe shumohet dot,një  studim i shkencëtarëve Rusë kanë treguar se uji pothuajse e vret plotësisht virusin.

Studimi i Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR thotë se, rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit - 90 për qind e grimcave të virusit vdesin në ujë brenda 24 orëve dhe 99,9 për qind brenda 72 orëve, Anadolu Agency (AA).

Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.

Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi.

Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku të pandryshkshëm, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.

Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë kundër tij.

Ai tregoi se alkoolet etilike dhe izopropile me përqendrim 30 për qind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 për qind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat.

Sipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco