Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

‘Nuk përjashtohet transmetimi i Covid-19 nga nëna shtatzënë tek fëmija’

‘Nuk përjashtohet transmetimi i Covid-19 nga nëna shtatzënë tek fëmija’

16:46, 14/07/2020
A+ Aa A-

Sipas mjekëve, një foshnje që ka lindur me COVID-19, vërteton se sëmundja mund të transmetohet edhe nga nëna shtatzënë.

Sapo erdhi në jetë, foshnja nga Teksasi u vendos në kujdes intensive, pasi nëna doli pozitive me koronavirus.

Pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, dy shenja të sëmundjes së Covidit, ajo u testua një ditë pasi lindi fëmijën.

Shkencëtarët analizuan placentën e saj dhe gjetën inflamacion dhe gjurmë të koronavirusit.

Kjo provoi se fëmija u ínfektua me virus ndërkohë që ishte në barkun e nënës.

Javën e kaluar, ekspertët italianë gjetën prova të forta të transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija pasi u gjetën shenja të sëmundjes në kordonin e kërthizës dhe placentën.

Deri tani, shkencëtarët thonë se nuk mund të përjashtohet transmetimi i Covid-19 nga nëna tek fëmijët pasi kanë lindur foshnja me këtë infeksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco