Në Itali zbulojnë një koronavirus Serb

Në Itali zbulojnë një koronavirus Serb

17:28, 13/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditëve të fundit, një lloj i ri i koronavirusit, i mutuar dhe më agresiv se ai që gjendet në Itali, mund të jetë baza e shpërthimit të Covid që u shfaq në Rajonin italian të Veneto-s dhe që u zbulua te një sipërmarrës italian nga Viçenca, i cili ishte kthyer pak ditë më parë nga Serbia.

Në deklaratët e tij për shtyp, guvernatori venecian, Luca Zaia, tha se u gjetën dallime thelbësore midis virusit ''të importuar'' nga Ballkani dhe atij që ka qarkulluar dhe po vazhdon të qarkullojë në Itali.

Coronavirusi serb

Duke hyrë në detaje, guvernatori Zaia tha se autoritetet shëndetësore kishin dalluar virusin serb të gjetur te subjektet që kishin rënë në kontakt me menaxherin e një fabrike çeliku, i cili kishte shkuar në Serbi më 18 qershor dhe ishte rikthyer në Itali, bashkë me 4 punëtorë më 25 qershor.

Sipas Zaia, te katër testet e kryera të tamponit, “ngarkesa virale ishte shumë e lartë". Kjo do të thotë, ritheksoi Zaia, se Covid serb “është shumë i ndryshëm nga ai në Itali. Me fjalë të tjera, është një mutacion jo vendas dhe shumë agresiv”.

Meqenëse infeksioni i ardhur nga Serbia duket se është shumë më ngjitës sesa virusi që ka qarkulluar dhe ende vazhdon të qarkullojë në Itali, situata në Veneto do të monitorohet me vëmendjen më të madhe.

Një histori absurde

Sapo u rihapën kufijtë, sipërmarrësi italian ishte nisur për në Serbi në një udhëtim pune. Në Ballkan, biznesmeni do të binte në kontakt me një person pozitiv nga koronavirusi, një 70-vjeçar i cili prej disa ditësh ka humbur jetën nga infeksioni.

Pasi kishte mbaruar misionin e tij, italiani ishte kthyer në shtëpi  dhe kishte filluar të  shfaqte simptomat e para, përfshirë ethe dhe dobësi të përgjithshme. Megjithatë Zaia nuk ishte futur në vetëizolim.

Nga rindërtimet e para të ngjarjes, ai kishte vazhduar punën si më parë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kishte takuar shumë njerëz dhe madje kishte marrë pjesë edhe në një varrim dhe një ditëlindje. Tani biznesmeni, i cili kishte refuzuar izolimin, është shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv.

Situata në Veneto

Guvernatori Zaia, theksoi se tani situata në Veneto është nën kontroll. "Ne jemi në një fazë stabiliteti - nënvizoi guvernatori - Kemi shpërthime të vogla Covid por që nuk na shqetësojnë. Shqetësohemi pak më shumë për llojet e viruseve të sjella nga jashtë për të cilat kemi intensifikuar kontrollet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco