Apel i Institutit të Kosovës: Mbartja e maskës është trimëri! Sot ne Prishtine

Apel i Institutit të Kosovës: Mbartja e maskës është trimëri!

12:31, 13/07/2020
A+ Aa A-

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka tentuar sot të zgjojë cilësitë dhe virtytet më të larta të shqiptarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës në kushtet kur pandemia po avancon rrezikshëm.

"Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri", është thirrja e lëshuar sot.

Thirrja e djeshme paralajmëruese ishte: "Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve....

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!"

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco