Ndodh 1 në 80 mijë lindje/ Bebi 'lind me këmishë' në martenitetin e Tiranës, emocionon mjekja

Ndodh 1 në 80 mijë lindje/ Bebi 'lind me këmishë' në martenitetin e Tiranës, emocionon mjekja

13:21, 09/07/2020

Ndodh shumë rrallë që bebet të lindin me qeskën amniotike të padëmtuar, veçanërisht në pjesën e kokës.

Vlerësohet se vetëm një në 80 000 lindje është e tillë, gjë që emocionon së tepërmi edhe mjekët që presin foshnjet që lindin me "këmishë".

Një foshnje e tillë ka lindur së fundi në maternitetin Koço Gliozheni në kryeqytet, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja gjinekologe Anika Dokle.

Dokle ka publikuar edhe fotot e mrekullueshme të bebit të porsalindur.

“Bebush me këmishë”, shkruan doktoresha, një foto e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve.

Të shpresojmë që bebushi që ka lindur në një kohë delikate për të gjithë botën, ta ketë jetën sa më të lumtur e të qetë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco