Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Edhe 5 infektime të reja në Elbasan, mes tyre dhe ...

Edhe 5 infektime të reja në Elbasan, mes tyre dhe ...

19:07, 08/07/2020
A+ Aa A-

Pesë persona të tjerë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19 në Elbasan.

Mësohet se pesë rastet e reja me koronavirus janë staf mjekësor, përkatësisht ka infermier dhe 1 mjek pediatër.

Dy ditë më parë pavijoni i Gjinekologjisë u mbyll pasi rezultuan pozitiv për Covid-19 katër infermiere.

Pas mbylljes, pacientët dhe personeli i këtij pavioni u transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore, por sot pesë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Ndërkohë, ditën e sotme është rënduar sërish bilanci i COVID-19.

Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave.

Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete.

Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë./abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco