'Bëhen eksperimente?'/ Mjeku: Askush s'futet dot brenda spitaleve Covid, pacientëve u merren telefonat

'Bëhen eksperimente?'/ Mjeku: Askush s'futet dot brenda spitaleve Covid, pacientëve u merren telefonat

22:15, 07/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, mjeku Artan Koni komentoi situatën me Covid-19 në vendin tonë dhe për atë se çfarë ndodh brenda spitaleve.

Sipas tij, asnjë media nuk është lejuar që të futet në spitale, madje shtoi se personave të infektuar u merren telefonat që të mos bëjnë foto dhe video apo të komunikojnë me familjarët.

"Ju si media dhe asnjë media nuk ka arritur që të futet brenda spitalit. Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente? Pacientët që shtrohen u merret telefoni që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë më familjarët. 

Ishin disa spitale private që donin të bënin testet, por nuk lejoheshin. Marr 127-ën dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po qesh rëndë nuk po vi fare, se me shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes", tha mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Quo vadis Albania ?08/07/2020 08:29

Sa më shumë po degjeneron qeveria Rama me skandale të shumta, aq më shumë po kthehen disa "televizione kombëtare" në dubluese të ERTV. Hap "Opinionin" e Fevziut e do të shohësh ose minstren "e suksesëshme" Manastirliu që i bën propogandë performancës së saj e të shefit të qeverisë, ose do të shohësh Baton Haxhiun që bën avokaturën e Thaçit e të Ramës. Hap "Open" të Vasilit e do të gjesh fytyrën e buhavitur të Carlo Bollinos që veç mbur Ramën, apo të Spahiut që kritikon e sulmon opozitën. Hap "show story" të S.Ballës e do të dëgjosh broçkullat e tij e të komunistit Minxhozi. Hap "360 gradë" të Zhejit e të del njëfarë inxhinjeri ndërtimi Meçe, që na kthen tek Shqipëria kopësht i lulëzuar i socializimit në botë dhe e shet veten si ekspert i të gjitha fushave. Plikon në faqen në internet të TV Syri, e sheh që pa shkuar 30 sekonda i ndërpritet lidhja.

Shto koment

Denonco