Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Studimi i ri/ Covid-19 mund të jetë shfaqur 7 vite më parë

Studimi i ri/ Covid-19 mund të jetë shfaqur 7 vite më parë

10:03, 07/07/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi përgjegjës për pandeminë Covid-19 mund të jetë shfaqur në Kinë qysh në vitin 2012 kur gjashtë persona të cilët ishin dërguar për të pastruar një minierë bakri të braktisur në Yunna, në jug të Kinës.

Kjo minierë ishte një terren pjellor për krijimin e mikroorganizmave dhe patogjen ndoshta vdekjeprurës.

Kjo është ajo që del nga një botim i ‘Sunday Times’ i cili mbështeti zbulimin e një lloji të ri të koronavirusit të ngajshëm me atë të Sars: tre nga gjashtë punëtorët që kishin vizituar minierën vdiqën pas shtrimit në spital.

Ata kishin simptoma që nuk ju atribuoheshin patologjive të tjera të njohura.

Në atë kohë çështja e tyre u duk e pashjegueshme dhe iu nënshtrua një studimi nga pulmonologu Zhong Nanshan i cili ishte shquar për menaxhimin e e epidemisë së Sars në 2003.

Rasti kishte tërhequr vëmëndjen e një grupi shkencëtarësh të cilët të veshur me rroba mbrojtës, syze hynë në minierë disa muaj më vonë në gusht të 2012 dhe mblodhën qindra mostra për kërkime.

Midis tyre ishte dhe Shi Zhengli shkencëtar i cili kishte filluar hulumtimin e tij për lakuriqët dhe viruset që lidhen me to që në 2004 duke u bërë eksperti më i lartë në vendin aziatik.

Mostrat fekale të 276 lakuriqëve të mbledhura gjatë një viti u dërguan në Wuhan ku ishte në ndërtim e sipër laboratori i parë i sigurisë bio të nivelit 4 në Kinë më i larti i cili do të përfundonte vetëm në 2017.

Zbulimet e para treguan praninë e koronavirusëve të shumtë brenda minierës.

Një nga këto ishte një ‘qasje e re ‘ e Sars e cila fillimisht u emëruar RaBtCov/4991 e gjetur në një lloj të veçantë lakuriqësh.

Dhe kur u përhapen lajmet për pacientët e parë me pneumoni jonormale në dhjetorin e vitit të kaluar shkenctarja nga Shangai u kthye në Wuhan.

Për ditë të tëra ajo kontrolloi analizat e kryera në laborator mbi pacientët e parë shumë prej të cilët kishin vizituar tregun e shitjeve të kafshvëve : Nuk kishte asnjë provë që viruset të studiura në laborator të ishte i ngjashëm me Covid-19.

Studime dhe konfirmime të tjera të marra nga vetë Sunday Times zbulojnë se virusi do të kishte qenë i njëjti RaBtCov / 4991 i zbuluar në minierën e braktisur Yunnan në 2012 dhe u riemërua.

Megjithë mohimet e laboratorit të Wuhan për të pasur një rol në përhapjen e koronavirusit, dyshimet për origjinën e Covid-19 nuk janë zgjidhur:

Instituti i Virologjisë Wuhan ka qenë subjekt i polemikave të forta ndërkombëtare që tregojnë gishtin kundër Kinës, duke e akuzuar atë për paqartësi në menaxhimin e epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco