Shpërthimi i rastve me COVID-19, Epidemiologu: Vazhdim i valës së parë, duhet ndërgjegjësim

Shpërthimi i rastve me COVID-19, Epidemiologu: Vazhdim i valës së parë, duhet ndërgjegjësim

09:24, 07/07/2020
A+ Aa A-

Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit , e cilësoi shpërthimin e rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, vazhdim i valës së parë të pandemisë.

Ai u shpreh se pritej një rritje e rasteve, pas lehtësimit të masave, por në shifra më të ulëta. Simaku theksoi se mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik janë thelbësore në betejën kundër Covid-19.

Ndalur tek numri i testimeve, epidemiologu u shpreh nuk është kjo thembra e Akilit në mes të kësaj pandemie, por respektimi i masave dhe ndërgjegjësimi i popullatës.

‘Nuk është një rishpërthim, është vazhdim i shpërthimit fillestar. Ishte një situatë e pritshme pas lehtësimit të masave. Pritej në shifra më të ulëta. Distancimi dhe mbajtja e maskës duhet të respektohen.

Në dukje është një masë e thjeshtë por është shumë e rëndësishme bashkë me higjienën vetjake. Testimi kryhet sipas kritereve. Edhe të kesh mundësi të testosh të gjithë popullatën, duhet të përdoresh strategji.

Po testohet rastet dhe po gjurmohen kontaktet e tyre. Kush ka nevojë për testim, testohet. Ata që janë me shenja testohen. Nëse nuk ke temperaturë nuk testohesh. Do testohesh nëse bëhesh rast. Ka strategji, ka dhe kritere. Thembra e Akilit nuk është testimi, por ndërgjegjësimi i popullatës dhe respektimi i rregullave. Sëmundja infektive ka formën e një piramide.

Rastet e konfirmuara përfaqësojnë vetëm majën e piramidës sepse në popullatë ka persona asimptomatikë. Edhe nëse e testojmë gjithë popullatën do gjejmë persona asimptomatikë. Ka një shtim të rasteve të shtruara në spital. Aktualisht jemi në një fazë të qëndrueshme”, tha Simaku.

Simaku foli edhe për rastet e infeksioneve në radhët e bluzave të bardha, duke theksuar se ato erdhën pas hapjes së shërbimeve mjekësore, të cilët në karantinë kishin qëndruar të mbyllura.

“Në lidhje me personelin shëndetësor, shërbimet për popullatën ishin të mbyllura gjatë karantinës. Me hapjen e masave dhe në QSUT u hapën mbi 50 shërbime që presin qindra pacientë. Respektimi i masave duhet të jetë maksimal. Mjeku duhet të jetë 100% i kujdesshëm”, u shpreh Simaku.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco