Apeli i fortë i ekspertit: Evitoni transportin publik

Apeli i fortë i ekspertit: Evitoni transportin publik

16:42, 06/07/2020
A+ Aa A-

Me rinisjen e transportit urban në Tiranë, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka një apel të fortë për qytetarët.

Sipas tij, persona me sëmundje kronike dhe ata mbi 65 vjeç të mos guxojnë të përdorin këto mjete derisa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurtë.

Postimi i ekspertit:

REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!

Ditën e sotme, në vend u regjistruan 71 raste të reja infektimesh dhe 3 viktima si pasojë e Covid-19. Mes viktimave është edhe mjeku Hysni Shkjau, bluza e dytë e bardhë në Shqipërisë që vdes si pasojë e virusit. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco