239 shkencëtarë kritika OBSH për këshillat mbrojtëse ndaj Covid-19

239 shkencëtarë kritika OBSH për këshillat mbrojtëse ndaj Covid-19

18:52, 05/07/2020
A+ Aa A-

Mundësia që COVID-19 të përhapet përmes transmetimit në ajër, është nënvlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, thanë një grup shkencëtaresh.

Në një letër të hapur që pritet të botohet javën e ardhshme, 239 shkencëtarë nga 32 vende, bëjnë thirrje se duhet thelluar më shumë studimi për mundësinë e transmetimit të koronavirusit nëpërmjet ajrit dhe nevojën e qeverive për të marrë masa kontrolli.

Udhëzimi i OBSH-së deklaron se virusi transmetohet kryesisht midis njerëzve përmes piklave të pështymës dhe kontaktit. Transmetimi aerosol përfshin grimca shumë më të vogla që mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata kohore dhe që mund të transmetohen te të tjerët në distanca më të mëdha se një metër.

Anëtarët e komitetit të OBSH-së për parandalimin e infeksionit kanë thënë se ndërsa transmetimi nga ajri i koronavirusit mund të luajë ndonjë rol, ka prova dërrmuese se rrugët kryesore të transmetimit janë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe pikave të pështymës që shpërndahen gjatë kollitjes, teshtitjes ose të folurit.

Ata thanë se prezantimi i masave të reja për t’u mbrojtur kundër transmetimit të COVID-19 përmes ajrit ishte i paarritshëm dhe nuk ka gjasa të bëjë shumë ndryshime në përhapjen e infeksionit.

Por shkencëtarët sugjerojnë që transmetimi në ajër mund të ishte më i rëndësishëm sesa OBSH ka pranuar dhe se ka dëshmi të reja të potencialit për transmetimin e virusit nga ajri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco