Pamje alarmuese nga mushkëritë e dy të rinjve/ Mjeku: Virus jetëmarrës 'pa dallim feje, krahine dhe ideje'

Pamje alarmuese nga mushkëritë e dy të rinjve/ Mjeku: Virus jetëmarrës 'pa dallim feje, krahine dhe ideje'

21:42, 04/07/2020
A+ Aa A-

Mjeku i njohur Tritan Kalo tregon situatën aktuale në Pavionin Infektiv në QSUT.

Përmes një postimi në Facebook ai rrëfen atë çfarë ndodh çdo ditë në infektiv, mbi të gjitha tani që rastet e të prekurve me Covid-19 sa vijnë dhe shtohen.

Mjeku nuk kursen as këshillat për qytetarët, ndërsa publikon edhe grafitë e mushkërive të dy të prekurve nën 35 vjeç.

Sipas Kalos, ky është një virus jetëmarrës që nuk pyet as për fe, as për krahinë e as për ide.

Postimi i plotë i mjekut Kalo:

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…

Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….

Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….

Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…

Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….

Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

COVID-19 – Statistika (4 korrik 2020)

Testime totale 28409
Raste pozitive 2819
Raste të shëruara 1637
Raste aktive 1108
Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Tuku04/07/2020 23:44

Syri.net,nuk e marr vesh ca jeni,deri dje thoshit e izoloj Rama Shqiperine,e mbylli jo andej po ketej,biles merrnit dhe shembull Suedine,jo si ka mbyllur etj etj pa fund.. Tani,thoni ky virus s'njeh as kufij eshte vrases,kujdes!!! Tani si ti marrim keto lajme!! Apo Kazan hesapi..

Shto koment

Denonco