OBSH: Numrat në rritje nuk janë tregues i një vale të dytë

OBSH: Numrat në rritje nuk janë tregues i një vale të dytë

11:22, 04/07/2020
A+ Aa A-

BILD

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri në rritje i infeksioneve të vërtetetuara të koronës në shumë vende nuk është shenjë e një vale të dytë.

Përkundrazi, është piku i dytë i valës së parë, tha koordinatori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

“Ajo që po përjetojmë tani në shumë vende është piku i dytë i një vale të parë, në shumë vende ku virusi nuk është shtypur sa duhet për të parandaluar transmetimin e sëmundjes,” tha Ryan.

Për më tepër, masa të tilla si higjiena e duarve, mbajtja e distancave dhe izolimi i personave të infektuar dhe kontakteve të tyre duhej të zbatoheshin në mënyrë të vazhdueshme.

“Përndryshe ne do të kemi një situatë ku niveli i infeksionit do të jetë vazhdimisht më i lartë nga sa duam në të vërtetë”.

Potenciali i një vale të dytë është i pranishëm, tha Ryan, për shembull në dimër kur shumë njerëz do jenë bashkë në ambiente të mbyllura dhe infeksioni mund të përhapet më lehtë nga një person te tjetri. Virusi gjithashtu mund të reagoj ndaj temperaturave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco