Studimi/ A eshte koronavirusi aktual më infektiv sesa versioni origjinal

Studimi/ A eshte koronavirusi aktual më infektiv sesa versioni origjinal

11:46, 03/07/2020
A+ Aa A-

Këto rezultate janë të marra në mënyrë të veçantë përmes analizave in vitro, nuk do të thotë se varianti aktual i Covid-19 transmetohet më lehtë ndërmjet njerëzve.

Ne po mësojmë pak më shumë çdo ditë rreth epidemisë së koronavirusit. Varianti i Sars-CoV-2, emri i saktë i virusit, i cili qarkullon në botë sot infekton qelizat më lehtë se ai që fillimisht u shfaq në Kinë në vitin 2019. Ky infektivitet më i madh ndoshta e bën atë më shumë ngjitëse mes njerëzve, megjithëse kjo mbetet për t’u konfirmuar, sipas një studimi të publikuar të enjten, 2 korrik në revistën amerikane Cell.

"Ne ende nuk e dimë nëse një person po keqësohet me të apo jo," komentoi Anthony Fauci, drejtori i Institutit Amerikan të Sëmundjeve Infektive, në një intervistë video me revistën shkencore Jama (në anglisht). "Duket se virusi përsëritet më mirë dhe mund të jetë më i transmetueshëm, por ne jemi akoma në fazën e përpjekjes për ta konfirmuar këtë."

Si të gjithë viruset, Sars-CoV-2 krijon mutacione vazhdimisht. Varianti që u zhvillua në Evropë dhe u instalua në Shtetet e Bashkuara, i quajtur D614G, ka të bëjë me një fomule të vetme të ADN-së së virusit, në një vend që kontrollon majën me të cilën depërton në qelizat njerëzore. Studiuesit nga universitetet e Sheffield dhe Duka dhe laboratori kombëtar i Los Alamos, vendosën në prill që D614G mbizotëronte. /Syri,net, Burimi - Franceinfo dhe AFP/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco