SHBA blen gjithë stokun/ Firmat nisin prodhimin e Remdesivir-it

SHBA blen gjithë stokun/ Firmat nisin prodhimin e Remdesivir-it

10:37, 02/07/2020
A+ Aa A-

BBC

Të mërkurën u mësua se SHBA ka blerë thuajse të gjithë prodhimin e tre muajve të ilaçit për Covid-19, të quajtur Remdesivir, që prodhohet nga kompania amerikane Gilead.

Por disa prodhues të përgjithshëm ilaçesh në Indi, Pakistan dhe Egjipt janë licencuar për të prodhuar këtë ilaç.

Testimet sugjerojnë se Remdesivir shkurton kohën e shërimit, megjithëse nuk dihet akoma nëse përmirëson nivelet e mbijetesës.

Laboratorët Hetero në qytetin indian të Hiderabadas thanë për BBC se kanë nisur tashmë të prodhojnë ilaçin. Ata thanë se kanë dërguar rreth 30 mijë flakonë me këtë ilaç te spitalet në mbarë vendin dhe presin të rrisin prodhimin në 100 mijë flakonë brenda dy javëve.

Në Pakistan, autoritetet shëndetësore shpresojnë se ilaçi do të dalë në tregjet lokale shumë shpejt. Një zyrtar i tha BBC se ilaçi do jetë në treg nga 15 korriku.

Gilead ka arritur marrëveshje me këto firma ilaçesh për t’i lejuar që të prodhojnë ilaçin për 127 vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco