Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

ISSH: Mbrohuni nga goditjet e nxehtësisë së madhe, veproni

ISSH: Mbrohuni nga goditjet e nxehtësisë së madhe, veproni

10:00, 30/06/2020
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve të mbrohen nga goditjet e nxehtësisë ekstreme. Goditjet nga nxehtësia janë një nga ndërlikimet më të vështira të stresit termik.  

Kjo gjendje shkaktohet në kushtet e temperaturës së jashtme dhe nivelit të lartë të lagështirës së ajrit, si dhe për shkak të punës së rëndë.

Nga ekspozimi intensiv i organizmit në diell, shkaktohet rritje e menjëhershme e temperaturës së trupit, mbi 41 gradë brenda një periudhe të shkurtër kohore 10- 15 minuta.

Shenjat e goditjes nga nxehtësia janë:

Temperatura e lartë e trupit (mbi 40°C).

Lëkura e thatë dhe e nxehtë.

Frymëmarrja e vështirësuar.

Takikardia-ritmi i shpejtë i zemrës (169/180 rrahje në minutë).

Tensioni i ulët i gjakut.

Marramendja, dhembja e kokës, të lodhurit.

Përzierja e barkut dhe të vjellat, ngërçet, përhumbja, të ecurit e pasigurtë.

Humbja e vetëdijes.

Mungesa e djersitjes.

Nëse tek dikush vërehen simptomat e goditjes nga nxehtësia, është e domodoshme që brenda një afati sa më të shkurtër t’i ulet temperatura dhe t’i ofrohet ndihma e parë e domosdoshme.

Është e nevojshme:

Të dërgohet personi në një dhomë të ftohtë ose në hije.

Të çlirohet nga rrobat e tepërta.

Të freskohet duke ia larë faqet me ujë të ftohtë, duke e vënë në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Nëse është në gjendje të vetëdijshme t’i jepet të pijë lëngje (pa kafeinë dhe alkool).

Rekomandohet zgjedhja e rrobave e përshtatshme për kushtet klimatike, pëlhurat e ndritshme dhe materialet natyrore, rihidratimi i rregullt, freskimi i herëpashershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco