Lufta me COVID-19/ OBSH: Kompania britanike mund të ketë rezultate për vaksinen…

Lufta me COVID-19/ OBSH: Kompania britanike mund të ketë rezultate për vaksinen…

09:45, 30/06/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit  deklaroi të premten se vaksina eksperimentale e AstraZeneca Covid-19 është kandidati kryesor në botë dhe kaloi fazën përfundimtare të zhvillimit, shkruan Business Line.

AstraZeneca, një vaksinë e mundshme kundër koronavirusit  e cila është duke u zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, ka filluar provat tek njerëzit në shkallë të gjerë. Këtë javë, AstraZeneca nënshkroi marrëveshjen e saj të 10-të të furnizimit dhe prodhimit.

“Përsa  i përket  fazës dhe zhvillimit të vaksinës mendoj se kjo është kandidatja kryesore,” tha shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Sëaminathan në një konferencë për shtyp.

“Kështu që është e mundur që shumë shpejt  të shohim rezultatet”.

Sëaminathan tha se kandidati i vaksinave Moderna Covid-19  ishte në të njëjtat nivele me  AstraZeneca, midis më shumë se 200 kandidatëve, 15 prej të cilëve janë ende në prova klinike.

“Vaksina e Moderna do të kalojë në fazën e tre provave klinike, nga mesi i korrikut, dhe kështu që kandidati tjetër për vaksinë nuk është shumë larg.”

OBSH është në bisedime me shumë kandidatë të tjerë për vaksina

OBSH është gjithashtu  në bisedime me prodhues të shumtë kinezë për vaksinat e mundshme përfshirë Sinovac si dhe  studiues indian, tha Sëaminathan.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje prodhuesve të ilaçeve që të ofrojnë mbështetjen e tyre për zhvillimin e vaksinave duke bashkëpunuar me kandidatët e vaksinave kundër Covid-19.

Një koalicion i udhëhequr nga OBSH të premten u kërkoi qeverisë dhe donatorëve të sektorit privat të ndihmojnë në mbledhjen e 31.3 miliardë dollarëve në 12 muajt e ardhshëm për të zhvilluar teste, trajtime dhe vaksina për të luftuar koronavorusin. Nisma quhet ACT-Accelerator.

Andreë Ëitty, i dërguari special për ACT, tha që ishte e rëndësishme të merret në konsideratë  “portofolI i përpjekjeve kërkimore” për vaksinat.

“Është shumë herët për të thënë diçka përfundimtare, por ne mund të jemi me shumë fat edhe nëse do të duhen 12-18 muaj që të kemi një vaksinë efikase për koronavirusin”./abcneës.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco