OBSH shpall fundin e Ebolës, ja si u arrit

OBSH shpall fundin e Ebolës, ja si u arrit

12:40, 29/06/2020
A+ Aa A-

Virusi është mposhtur, epidemia zyrtarisht ka mbaruar.

Organizata Botërore e Shëndetit bëri njofitmin e madh të enjten e kaluar por meqë bota është duke luftuar me koronavirusin nuk kishte kohë për të ngritur një dolli për fundin e Ebolës.

Megjithatë ka diçka për të mësuar nga kjo histori e cila duket e largët për ne sepse drama u zhvilluar tërësisht në Afrikën Përendimore por diçka na tregon.

Epidemia e dhjetë e Ebolës u shpall nga OBSh më 1 gusht 2018 më pak se dy vjet më parë.

Ebola është një ethe hemorragjike që të çon shpejt në vdekje.

Shkalla e fatalitetit ose përqindja e personave të infektuar që vdesin është 50 përqind po mund të arrije dhe në 90 përqind. 

Ndërsa për Covid -19 është rreth 5 përqind dhe nëse llogaritë reale do të bëhen në fund ndryshimi do të jetë shumë ndryshe. 

Në këtë rast vdekjet zyrtare janë pothuajse tre mijë të gjithë në Kongo.

Përpjeket për përmisuar epideminë në këtë vend kanë qënë shumë të ndërlikuara nga kushtet e përgjithshme në këtë vend: nga njëra anë kishte mungesë besimi në shkencë për një pjesë të madhe të popullatës dhe nga ana tjetër sulmet ushtarake ndaj postave mjekësore nga rebelët e qeverisë.

Por si u fitua kjo beteje? 

Me bujarinë e punonjësve shëndetsorë në vijën e parë padyshim që rrezikuan dhe jetën e tyre.

Por krahas kësaj inovacioni ka luajtuar nujë rol të rëndësishëm.

Vaksian e parë për Ebolën ishte një sukses historik ku 300 mijë doza tashmë janë administruar. 

Më pas një rrjet mjekësh shpiku një lloj kubi transparent, Kubi, i cili është i lirë, i transportueshëm, i montueshëm në disa orë dhe i ripërdorshëm deri në 10 herë.

Në Kub, të sëmurët mund të mjekohen pa infektuar punonjësit e shëndetit, të cilët ndërhyjnë duke futur vetëm krahët e mbrojtur me doreza; dhe për më tepër lejon që të sëmurët të shohin anëtarët e familjes së tyre (izolimi absolut ishte një nga shkaqet e mosbesimit të popullatës).

Për Kongon, problemet nuk kanë mbaruar: atje ka edhe koronavirusin, dhe ndërkohë ka shpërthyer dhe një epidemi e fruthit.

Por Ebola u duk e pathyeshme po për përkundrazi jo.

Ishte një fitore për shkencën dhe për këtë arsye nga të gjithë ne meriton një dolli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco