Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO-VIDEO/ Bebja lind pak këmbë e duar, shokohen mjekët

FOTO-VIDEO/ Bebja lind pak këmbë e duar, shokohen mjekët

18:08, 28/06/2020
A+ Aa A-

Një bebe e lindur pa këmbë e duar, për shkak të një çrregullimi të rrallë genetik ka lënë pa fjalë si prindërit e saj, ashtu edhe mjekët në Indi. Ajo lindi në fshatin Sakla, rajoni i Vidisha-s, nga një nënë e re 28-vjeçare.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, të cituara nga DailyMail, bebja lindi me çrregullimin e quajtur Tetra-Amelia. Pavarësisht kësaj, mjeku pediatër Suresh Aggarwal, në spitalin Rajiv Gandhi Smriti, tha se e porsalindura gëzon shëndet të plotë. Megjithatë ajo pritet që t’i nënshtrohet analizave të plota për të parë nëse organet e brendshme janë zhvilluar siç duhet.

Sindroma Tetra-Amelia është një çrregullim genetik që shkaktohet nga mutacioni i genit WNT3 dhe është tmerrësisht i rrallë.

Sipas Bhopal CMHO dhe mjekut pediatër Prabhakar Twari, kjo sindromë prek 1 në 100 mijë të porsalindur. Ai tha se kjo ishte hera e parë që kishte parë një rast të tillë në të gjithë karrierën e tij.

Një studim i vitit 2011 nga doktoresha Eva Bermejo-Sanchez, nga Qendra Kërkimore e Anomalive Kongjenitale (CIAC) në Spanjë, tregoi se çrregullimi ndodh afërsisht 1 në 71 mijë shtatzëni.

Përgjatë viteve janë raportuar disa raste të kësaj sindrome, përfshirë atë të RJ Wilson nga Florence, Karolina e Jugut. Nëna e saj ishte 5 muajshe shtatzënë kur zbuloi se gjymtyrët e bebes nuk po zhvilloheshin. Ajo u këshillua që të ndërpriste shtatzëninë, por së bashku me partnerin vendosën që të mos e bënin një gjë të tillë.

Një tjetër rast frymëzues është ai i australianit Nicholas James Vujicic, i lindur në 1982, me të njëjtën sindromë.

Babai i 4 fëmijëve është një prej folësve motivues më të njohur dhe autor i disa librave. Ai ka udhëtuar në më shumë se 44 shtete për të përçuar pozitivitet dhe motivacion, pavarësisht mungesës që ka.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco