Mbi 10 milionë të prekur dhe mbi gjysmë milion të vdekur/ Covid-19 mban mbërthyer globin

Mbi 10 milionë të prekur dhe mbi gjysmë milion të vdekur/ Covid-19 mban mbërthyer globin

16:46, 28/06/2020
A+ Aa A-

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën i kaloi sot 10 milionët, më saktë 10.131.718, raporton Worldometers.

Shifra e tmerrshme vjen gjashtë muaj pasi rastet fillestare u zbuluan për herë të parë në qytetin kinez në Wuhan në mes të dhjetorit, përpara se të vazhdonin të përhapeshin në të gjithë globin.

Covid-19 ka vrarë deri tani, zyrtarisht, 502,269 njerëz në të gjithë botën, ndërsa ka shtete që po raportojnë më shumë se 10,000 infeksione në ditë.

SHBA është shteti më i goditur me 2,597,891 raste të konfirmuara dhe 128,163 vdekje të shkaktuara.

Ndërsa nuk mbeten pas as Brazili, Rusia dhe India që po shënojnë një rritje të madhe ditët e fundit.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani numëron 2402 raste në total nga të cilat 963 aktive si dhe 56 viktima si pasojë e Covid-19.

Aktualisht në Infektiv po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco