Koronavirusi i bën qelizat njerëzore të lëshojnë tentakula

Koronavirusi i bën qelizat njerëzore të lëshojnë tentakula

10:25, 28/06/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi bën që qelizat njerezorë të lëshojnë tentakula, në mënyrë që të përhapet nëpër trup.

Ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve, raporton Daily Mail.

Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi se pamjet mikroskopike të këtij procesi dukeshin të frikshme.

Fotot tregojnë se qelizat e infektuara lëshojnë tentakula, të njohura edhe si filopodi, që janë të mbushura me grimca virale.

Shkencëtarët besojnë se sëmundja i përdor këto tentakula për të ‘naviguar’ drejt qelizave të shëndetshme, duke injektuar helmin e saj viral dhe duke krijuar gjithmonë e më shumë qeliza zombie.

Deri më tani, studiuesit besonin se Covid infekton si shumica e viruseve të tjerë, duke u vendosur në qelizat e shëndetshme dhe duke i kthyer ato në makineri shumëzimi.

Zbulimi më i fundit tregon se Covid ka edhe një plan rezervë për të shmangur sistemin tonë imunitar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco