U infektuan në një ceremoni varrimi, 5 raste të reja në Kukës

U infektuan në një ceremoni varrimi, 5 raste të reja në Kukës

12:53, 27/06/2020
A+ Aa A-

Ka mjaftuar një ceremoni mortore në Kukës, pak ditë më parë që të kthehet në vatër infektimesh me COVID- 19.

Katër rasteve të para, prej të cilave tre të së njëjtës familje, sot u janë shtuar edhe pesë raste të reja.

Pesë rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme që burim infektimi kanë pikërisht ceremoninë mortore të pak ditëve më parë në Bicaj të Kukësit.

Rastet e zbuluara nuk kanë simptoma shqetësuese gjithsesi sipas Njësisë Vendore Shëndetësore janë marre masat në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit për izolimin e kësaj vatre.

Të njëjtat burime thonë se sot janë dërguar në ISHP edhe shtatë tampone të marra në kontaktet e të infektuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco