Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Qytetet që kanë shënuar rritje të rasteve me Covid-19

Qytetet që kanë shënuar rritje të rasteve me Covid-19

10:48, 27/06/2020
A+ Aa A-

Në raportimin e sotëm zyrtar të situatës së pandemisë në Shqipëri, shikohet se ka një shtrirje më të gjerë të personave të infektuar.

Përveç qyteteve kryesore, infektimet janë shtrirë edhe në zona që më parë nuk ka pasur.

Gjithashtu numri i rasteve ka shënuar rritje në qytete si Kukësi, Divjaka dhe Vlora.

‘Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.

Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës’, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco