'Mos bini pre e idiotsirave, COVID-19 mund t'i marrë jetën çdo moshe'

'Mos bini pre e idiotsirave, COVID-19 mund t'i marrë jetën çdo moshe'

08:13, 27/06/2020
A+ Aa A-

Nga Prof. Dr. Tritan Kalo.

Mos vijoni të bëheni pre e idiotësirave të mosekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19. Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me dy kuptimshmëri njëthelbësore, e cila duhet marrë sa më seriozisht

Corona-virus = virus me kurorë mbi kokën e tij, por edhe mbi kokën tonë nëse largohemi nga kjo jetë e nuk tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë

CO-VID = bashkë- zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri nuk bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës.

Besoj se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por më pak vëmëndje ndaj lojërave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë gjithollogëve.

Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë. Një sëmundje e tillë mundet të marrë jetën e pacientëve të çdo moshe.

Flas nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-19 Shërbimin e Sëmudjeve Infektive të QSUT "Nënë Tereza", po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion.

Durimi dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për t’u përballur me këtë sfidë.

Mirëkuptimi dhe mirëbesimi reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse janë dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale.

Mos e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlerësimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermierëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja.

Bashkë dhe vetëm bashkë do të mundemi me siguri të mbërrijmë në fund të tunelit pak sa të gjatë, por ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë.Together forever!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco