Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në Sarandë/ U infektua në QSUT

Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në Sarandë/ U infektua në QSUT

22:31, 26/06/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast pozitiv me Covid 19 konfirmohet pak minuta më parë në Sarandë.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pas një hemoragjie cerebrale. Një natë më parë i është marrë tamponi i cili ka rezultuar pozitiv, raporton Syri.net.

Momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ende nuk ka përgjigje të analizave për kontaktet e rastit të rezultuar pozitiv në mëngjes.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco