Mjeku i njohur: Testimet po zbulojnë më shumë raste, vdekshmëria njëlloj si para Covid-19

Mjeku i njohur: Testimet po zbulojnë më shumë raste, vdekshmëria njëlloj si para Covid-19

22:14, 26/06/2020
A+ Aa A-

Kirurgu i njohur dhe ish-ministri i shëndetëssië Arben Beqiri është gjithmonë aktiv me argumentimet e tij në lidhje me situatat por edhe me menaxhimin e epidemisë së Covid-19 nga ana e strukturave shëndetësore në vend.

Së fundmi në një tjetër postim në rrjetet sociale, ish-ministri shkruan se të dhënat e fundit në shtetin suedez tregojnë se janë bërë shumë më shumë testime dhe po zbulohen më shumë raste pozitive por që gjithsesi vdekjet në këtë periudhë janë në të njëjtat shifra me ato të situatës përpara Covid-19.

Postimi:

Në vijim të rekomandimeve të OBSH, Suedia klasifikohet në një rend rreziku për Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën, Armeninë.

Argumenti i OBSH: rritja eksponenciale e rasteve të reja.

Kundër argumenti suedez: shumë më shumë testime po zbulojnë më shumë raste dhe vdekjet në këtë periudhë janë të njëjta me atë të para Covid.

Prit kur të dëgjoni Ramën e Manastirliun të deklarojnë se ja kaluan Suedisë.

Duhet të imagjinoni kundërargumentin e tyre”.  

Deri tani, Shqipëria numëron 2269 raste infektimesh, 920 janë raste aktive, ndërsa sa i përket vdekjeve, 51 persona kanë humbur jetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco